Portierët rrallë shënojnë gola, por kur e bëjnë dhurojnë emocione të forta. Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe. Në Meksikë luhej ndeshja Guadalajara Chivas-Veracruz. Vendasit udhëhiqnin 2-1 dhe miqtë kishin vetëm pak sekonda në dispozicion për të tentuar barazimin.
Në sulm del edhe portieri i Veracruz në kërkim të golit, por atë e realizon homologu i tij. Antonio Rodriguez, “gardiani” i Chivas, lëshon një goditje fantastike nga porta në portë dhe topi përfundon në rrjetë.
Një gol i rrallë që vulos fitoren 3-1 të Guadalajara Chivas. Emocion i madh për portierin 27-vjeçar, festë e çmendur në shkallë, teksa të gjithë lojtarët vrapojnë për ta përgëzuar Rodriguez për këtë realizim unik që do e mbajë mend gjatë. /abcnews.al
¡¿TE LO PERDISTE?! ⚽️ ¡ASÍ FUE EL GOLAZO DE NUESTRO PORTERO @TONORODRIGUEZ1! ? pic.twitter.com/OxUS1xgVbj
— CHIVAS (@Chivas) November 24, 2019