Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Serie A/ Shkëlqen Atalanta e Gjimshitit, “Bergamaskët” fitojnë me 3 gola transfertën e Napoli

schedule15:16 - 3 Nëntor, 2024

schedule 15:16 - 3 Nëntor, 2024

Mund të thuhet se janë mes pretendentëve për fitimin e titullit kampion.

Atalanta e Berat Gjimshitit ka arritur një tjetër sukses të madh në elitën e futbollit italian, me “Zikaltërit” nga Bergamo, që kanë mundur të fitojnë me shifrat e thella 3-0 në transfertën e “Diego Armando Maradona”, ndaj Napoli, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Serie A.

Protagonistët absolut të kësaj fitoreje ishin padyshim tre “yjet” e sulmit, Ademola Lookman, Charles De Ketelaere dhe Matteo Retegui, me nigeranin i cili shënoi një dopietë në minutat 10’ e 31’, “fantazisti” belg dhuroi dy asistime, ndërsa “bomberi” italian vulosi triumfin spektakolar, në minutën e 92’-të, pas një pasimi të Bellanova.

Falë këtij rezultati, Atalanta ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 22 pikë, 3 më pak se Napoli kryesues dhe 1 më shumë se Inter, me “Zikaltërit” që do të luajnë në mbrëmje ndaj Venezia në “San Siro” dhe kanë shansin e artë të shkurtojnë në vetëm 1 pikë distancën me “Blutë” e Conte, me të cilët do të përballet mbrëmjen e 10 nëntorit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!