Ambulancat alarmuan qytetin: U dha alkool dy 15 vjeçarëve, penalizohet pronari i lokalit në Elbasan

schedule09:12 - 25 Nëntor, 2019

schedule 09:12 - 25 Nëntor, 2019

Mbrëmjen e djeshme,  në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin  e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar  pije alkoolike.

Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”,  Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor  Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i  ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për vlerësim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!