Mbështetës të opozitës dhe qytetarë të Shkodrës dolën këtë te shtunë në një marshim, te thirrur nga drejtues të PD, pas atentatit me tre viktima që ndodhi disa ditë më parë në lagjen Dobraç.
Disa deputete blu, me Gazmend Bardhin në krye, kishin shkuar nga Tirana në Shkodër për t’iu prirë shkodraneve në këtë proteste te heshtur, qe për nga numri i pjesëmarrësve nuk u ngjante të mëparshmëve .
Një grup i vogël demokratesh u mblodhën fillimisht në sheshin para bashkisë së qytetit, ku kishin vendosur dhe disa pankarta, pro qytetërimit dhe kundër krimit.
“Masakra e fundit ne Shkodër ishte thirrje ulëritëse për shtetin për t’u shkëput nga krimi i organizuar dhe për të kryer funksionin e tyre për luftë ndaj krimit”, tha ai.
Me një banderole te madhe ne rreshtin e pare, mbështetësit e demokrateve vijuan marshimin ne pedonalen e qytetit
Ecja vazhdoi ne disa rruge te tjera për tu kthyer serish para bashkisë se Shkodrës, nga ku ishin nisur.