VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur vëllezërit u vënë zjarrin makinave në Shkodër

schedule10:50 - 2 Nëntor, 2024

schedule 10:50 - 2 Nëntor, 2024

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Kongresi i Permetit”, në Shkodër, ku iu vu zjarri dy automjeteve.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar vëllezër të dyshuar si autorë të zjarrvënies. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi për djegien e makinave.

Në pamjet e publikuar shihet edhe momenti kur autorët lyejnë me benzinë automjet dhe më pas u vënë zjarrin. Më pas shihen duke u larguar nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/