Oferta e LZHK për pensionistët/ Shehi: Pensionet minimale mund të rriten deri në 30 mijë lekë

schedule15:28 - 1 Nëntor, 2024

schedule 15:28 - 1 Nëntor, 2024

Pensionet duket se janë kthyer në ofertën kryesore në këtë prag fushate elektorale për Parlamentin e 2025. Sikundër forcat e tjera politike, edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka ofertën për këtë shtresë të shoqërisë.

“Ne mund t’u ofrojmë pensionistëve shqiptarë mundësi për rritje reale të pensionit minimal, deri në nivelin e 30 mijë lekëve të reja. Për këtë, duhet që, në buxhetin e pensioneve, të bëhet një shtesë rreth 400 milionë euro në vit”, tha Dashamir Shehi.

Sipas Shehit tani është momenti për ta reflektuar këtë ndryshim, ndërsa në Kuvend do të nis diskutimi për buxhetin 2025.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar sakaq shprehu mbështetjen për protestën e fundit të opozitës, me bllokim të akseve rrugore por shtoi që në Parlamenti duhet ti rikthehet normalitetit.

Në këtë konferencë, nisur nga masakra e Shkodrës, LZHK po hedh opsionin e krijimit të një Xhandarmëri Kombëtare, si një forcë e specializuar për garantimin e sigurisë publike./abcnews.al