Vlorë/ Kallëzoi ish-bashkëshortin për dhunë, në kërkim 40-vjeçari   

schedule14:38 - 1 Nëntor, 2024

schedule 14:38 - 1 Nëntor, 2024

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar banues në fshatin Peshkëpi. Ish-bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sakaq materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Komisariati i Policisë Vlorë shpalli në kërkim shtetasin, 40 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, pasi ish-bashkëshortja e tij 33 vjeçe, ka kallëzuar se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/