7 pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë pezulluar nga detyra. Të premten, pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit u shoqëruan nga uniformat blu.
Pedagogët Monika Hodaj, Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dyshohen se kanë kryer korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.
Në ambientet e universitetit janë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin. Aktualisht grupi hetimor vijon punën për mbledhjen e të gjithë provave të nevojshme materiale.
Dosja po hetohet nga prokurori Xheljan Seferi. Ndaj tyre gjykata ka marrë masën detyrim paraqitje për korrupsion pasiv.
/abcnews.al/