I sapo kthyer nga udhëtimi në Gjermani, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedimin me gazetarët, për tu rreshtuar përkrah Presidentit në dy kërkesat e tij të fundit: referendumin dhe tubimin e njoftuar për në 8 dhjetor.
Por ndryshe nga Meta, Basha nuk pranoi të etiketonte ndërkombëtartët në palaço e karagjozë, siç disa i ka cilësuar Ilir Meta.
Kreu demokrat tha se ligji special i Ramës, i quajtur anti KÇK, është një tentativë e kryeministrit për të penguar SPAK-un dhe BKH-në.
Lideri i opozitës u shpreh se Rama ka edhe pak javë kohë për të zgjidhur krizën, përndryshe, përplasja është e pashmangshme. Sipas Bashës, Rama po përpiqet të zgjasë me zor pushtetin, me parimin se koha për të, është para./abcnews.al