Aleksi: Krijojmë raste, sulmuesit mund të shënojnë dy gola për ndeshje

schedule19:09 - 24 Nëntor, 2019

schedule 19:09 - 24 Nëntor, 2019

Mesfushori i Teutës,  Albano Aleksi, luajti sot si qendërmbrojtës në takimin ndaj Vllaznisë, për shkak të mungesave. Për këtë rol të ri dhe për rezultatin e ndeshjes, Aleksi foli për Supersport, ku u shpreh:

Po, sot luajta në një rol të ri. Jam i lumtur që trajneri më besoi mua. Pavarësisht rezultatit, mendoj se bëmë shumë mirë. Në fund nuk ia dolëm të merrnim më shumë se një pikë, edhe pse kishim shumë raste.

Përgjegjësia bie mbi sulmuesit, por ne kemi faj të gjithë bashkë. Duhet të bëjmë edhe ne më shumë që t’i ndihmojmë ta shtyjnë topin në rrjetë. Ata janë të përgjegjshëm dhe e kanë këtë ngërç psikologjik. Po shënuan ata, jemi më të lirë ne mbrapa.

Besoj se është psikologjike, pasi ne kemi zhvilluar ndeshje të mira. Jemi ekip që krijojmë shumë raste dhe nëse sulmuesit shënojnë rregullisht, do të kishin një numër të madh golash.

Normalisht, unë kisha në krah një lojtar me eksperiencë si Arapi, i cili më fliste gjatë gjithë kohës. Më e rëndësishmja ishte nëse do të kishim fituar, jo ku luaj unë. Pse jo, në të ardhmen mund të luajë sërish në qendër të mbrojtjes, kur të kalojë mosha (qesh)”, tha Aleksi./abcnews.al