TIRANË- Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Bulqizë.
Policia thotë se dy automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që ishte me të kanë pësuar dëmtime të rënda.
Të dy të lënduarit janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al