Anija me mbetjet/ Ministri i Brendshëm: Po punojmë për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë

schedule10:59 - 31 Tetor, 2024

schedule 10:59 - 31 Tetor, 2024

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nga Kuvendi, foli për anijen “Moliva” në Durrës në të cilën ndodhen mbetjet e Kurum, të dyshuara të rrezikshme, të cilat priten t’i nënshtrohen analizave.

Ai theksoi se po punohet që urdhri i Prokurorisë së Durrësit të ekzekutohet, ndërsa i kujtoi opozitës se ka përfunduar koha kur prokuroria ishte nën urdhrat e politikës.

“Ne nuk jemi në periudha që urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Kjo kohë ka përfunduar. Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit, po krijohet infrastruktura konform ligjit në hapësirat që do monitorohen nga Policia. Ata kërkojnë infrastrukturë të posaçme. Do të vendoset në një hapësirë që do monitorohet nga Policia. Ne po marrin masat për ta bërë këtë urdhër të Prokurorisë të ekzekutueshëm”, tha ai.

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e 102 kontejnerëve, të cilët dyshohen se mbajnë mbetje të rrezikshme/abcnews.al