Atentati me dy viktima, disa të shoqëruar në Policinë e Shkodrës

schedule21:17 - 30 Tetor, 2024

schedule 21:17 - 30 Tetor, 2024

Katër persona janë shoqëruar deri më tani në Policinë e Shkodrës, në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Dajçit, ku mbetën të vrarë dy persona.

Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”./abcnews.al