Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës mes Tiranës dhe Vllaznisë.
“Klasikja” e futbollit shqiptar ishte duke u luajtur në stadiumin e Lushnjes, ndërsa u ndërpre në minutën e 66-të, pasi një fishekzjarr i hedhur në fushë nga tifozët rrezikoi seriozisht futbollistët shkodranë, që në atë moment po festonin shënimin e golit të katërt.
Si pasojë, tre futbollistë u lënduan. Më rëndë prej tyre Esat Mala, që u detyrua të lerë fushën me ambulancë për të marrë një ndihmë më të specializuar në spitalin e Lushnjes.
Sipas informacioneve të ABC News, ai ka pësuar djegie të lehta në dy pjesë të trupit, ndërsa pas mjekimit u kthye sërish me skuadrën.
Kjo ngjarje skandaloze ka nxjerr në plan të dytë futbollin, ndërsa sa për kronikë, Vllaznia fitoi me rezultatin 4-3. /abcnews.al