Plagosje në Fushë Krujë. Një 18-vjeçar është plagosur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Shote Galica”.
Sipas policisë një 17-vjeçar është konfliktuar me një tjetër 18-vjeçar të dy nxënës shkolle. Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin 18-vjeçar i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/