Belerit, “mikpritje” e merituar/ Nazarko: Nuk përfaqëson ndikim në imazhin e Shqipërisë. Minxhozi: “Jashtë” Himarës, vlen shumë pak

schedule21:06 - 29 Tetor, 2024

schedule 21:06 - 29 Tetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se Fredi Beleri, si eurodeputet, nuk përfaqëson ndikim në imazhin e Shqipërisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka rregulluar marrëdhëniet me Greqinë.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se jashtë kontekstit të Himarës, Beleri vlen shumë pak.

Mentor Nazarko: Ajo, nëse mund t’i bëjmë imazh këtij zotërisë, ishte protestues, më i kthjellti. Ky ka mesazh politik, është apartiak, e di se cili është mesazhi kryesor i një proteste, njeriu i atyre banderolave me tekste të forta, që janë kryesisht antisocialiste. Qënia aktive politike, është memorie e gjallë, e atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në këto 30 vite të pluralizmit shqiptar, na bën nder ne, nuk janë shumë si ai. Nuk bëri asnjë gabim, tha të gjitha ato që duhet të thoshte.

Skënder Mixhozi: Unë tham antiqeveritar, se duket si pro socialist, por nuk ka lidhje me socialistët. Është kundër tyre, është protagonist në rrjetet sociale. Është shumë i kthjellët, çdo fenomen që e analizon me atë të vetën, ka një kthjellësi të admirueshme. Duket që është i lexuar. Dalja aty, i kishte të renditura akuzat. Fjalët i kishte gur, në dorë kishte kos.

Mentor Nazarko: Pesha e europarlamentarit të marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionert evropiane, është zvogëluar. Në kushtet kur Shqipëria çel negociatat, e ka humbur peshën. Sot, Beleri nuk përfaqëson atë ndikim që mund të jetë në imazhin e Shqipërisë dhe duket që Rama ka rregulluar punët me Greqinë. Sigurisht që po, në momentin që Greqia ka hequr veton, kjo gjë është e sigurt. Por Greqia, vazhdon të vigjilojë, që në momentin e ardhshëm, që mund të jetë konferenca e dytë ndërqeveritare, mund të kemi kushtëzime të reja. Shqipëria është 100 përqind e linjëzuar me BE

Skënder Minxhozi: Është hera e parë që Belerin e pamë në kontekst tjetër. Me në grup zyrtarësh evropian, nuk foli. Bëri lajm se u godit me vezë dhe kos. Beleri, jashtë kontekstit të Himarës, vlen shumë pak./abcnews.al