Pritet padyshim një përballje spektakolare.
Milan e Napoli do të përplasin “brirët” mbrëmjen e kësaj të marte, në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e dhjetë të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me teknikët e dy skuadrave që kanë bërë të ditur edhe formacionet.
Sa i përket “Kuqezinjve”, ashtu siç pritej Fonseca ka lënë në stol “yllin” portugez, Rafael Leao dhe amerikanin Christian Pulisic, duke i besuar sulmin treshes Okafor, Loftus-Cheek e Chukëueze, të cilët janë vendosur pas “bomberit” spanjoll, Alvaro Morata.
Në krahun tjetër, tekniku Antonio Conte nuk ka lëvizur asnjë nga titullarët e tij, duke vijuar të përdorë formulën 4-3-3, me sulmin që përbëhet nga tre “muskëtjerët”, Mato Politano, Romelu Lukaku dhe Kvicha Kvaratskhelia. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: