Bashkëthemeluesi i Bytdance, kompania mëmë e platformës sociale Tiktok, Zhang Yiming është bërë personi më i pasur në Kinë dhe vlera e tij e tregut vlerësohet në 49.3 miliardë dollarë, që është 43 për qind më shumë se vitin e kaluar, sipas Kërkimeve të Institutit Hurun të Kinës.
Zhang Yiming dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Bytedance në vitin 2021, por besohet se ende zotëron rreth 20 për qind të kompanisë, shkruan BBC.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Hurun, Rupert Hogewerf, vuri në dukje se Zhang Yiming është tashmë personi i 18-të që shpallet njeriu më i pasur në Kinë në 26 vitet e fundit, gjë që flet për dinamikën e zhvillimit të ekonomisë kineze.
Për hir të krahasimit, në të njëjtën periudhë, pozicioni i njeriut më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zëvendësua nga vetëm katër persona – Bill Gates, Warren Buffett, Jeff Bezos dhe Elon Musk.
Sipas raportimeve, vetëm 30 për qind e njerëzve në listën e të pasurve kinezë panë një rritje të vlerës së tyre të tregut këtë vit, ndërsa pjesa tjetër regjistroi një rënie./abcnews.al