VIDEO | Barazim spektakolar, “silura” e Dzemailit i heq fitoren Parmës së Dermakut

schedule14:29 - 24 Nëntor, 2019

schedule 14:29 - 24 Nëntor, 2019

Kastriot Dermaku vazhdon të luajë si titullar me Parmën, teksa një eurogol i Blerim Dzemailit në minutat shtesë i hoqi fitoren nga duart ekipit emilian. Barazim spektakolar në Bologna mes ekipit vendas dhe Parmës.

19-vjeçari Kulusevski dhuroi një tjetër performancë të mirë dhe zhbllokoi ndeshjen me golin e bukur të shënuar pas çerek ore lojë. Vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me anë të Palacios.

Miqtë shënuan sërish dhe u rikthyen në avantazh me anë të Iacoponit, i cili shfrytëzoi një asist të Kuckës. U duk se ekipi i Dermakut do të siguronte fitoren e radhës, por Blerim Dzemaili ia prishi planet.

Kapiteni i Bolognës lëshoi një predhë drejt portës në minutën e pestë shtesë dhe shmangu humbjen e ekipit të tij. Barazimi dërgon Parmën në vend të tetë me 18 pikë përkohësisht, ndërsa Bologna renditet në vend të 15-të me vetëm 13 pikë. /abcnews.al

Bologna – Parma 2-2
(Palacio 40′, Dzemaili 90+5′ / Kulusevski 17′, Iacoponi 71′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!