Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen Shënkoll në Elbasan.
Shtetasi 25 vjeç Kristi Balukja, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 25 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 25-vjeçari ka humbur jetën në spital.
ABC News ka siguruar pamje ku duket edhe dëmtimi i mjetit si pasojë e shpërthimit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
/abcnews.al/