Arrestimi i Ilir Metës/ Deputeti i PDK, Hisen Berisha: Duhet të besojmë te drejtësia

schedule23:45 - 28 Tetor, 2024

schedule 23:45 - 28 Tetor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se duhet besuar te sistemi i drejtësisë në Shqipëri, teksa iu referua arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se situata drejtësia do japë përgjigjen, nëse provohen me fakte akuzat ndaj Metës.

“Ne duhet të besojmë në drejtësi. Nëse e humbim besimin në drejtësi, si do i zgjidhim problemet? Prandaj, unë mendoj se duhet besuar në drejtësi. Përballja me drejtësinë nuk, nëse me fakte provohet se ka korrupsion, përgjigjen do ta japë drejtësia. Nuk mund ta paragjykoj. Kjo mund të shkaktojë tensione të larta politike. Ne duhet të flasim në gjuhë racionale. E kuptoj se atje ka tensione. Duhet t’i besojmë partnerëve ndërkombëtarve dhe drejtësisë”, theksoi ai./abcnews.al