TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Granit Gjanën.
Ish-prefekti i Kukësit për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitojë ulje të masës së dënimit.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se SPAK gjithashtu kërkoi shlyerjen e dënimit nëse shpallet fajtor me 2 vite shërbim prove.
Sakaq, SPAK e akuzon Gjanën për shkelje të barazisë në tendera, në dy raste./abcnews.al