Bundesliga/ Bayern “shuplakë” Bochum, “Bavarezët” tjetër fitore të madhe në kampionat

schedule17:36 - 27 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 27 Tetor, 2024

Në Champions League kanë pësuar dy humbje shokuese radhazi, ama në kampionat është një tjetër histori.

“Bavarezët” e Bayern Munich siguruan një tjetër sukses të madh në elitën e futbollit gjerman, teksa pasditen e kësaj të diele triumfuan në transferën e Bochum, me rezultatin e thellë, 5-0, në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Bundesliga.

Pesë gola nga pesë autorë të ndryshëm, me Michel Olise, Jamal Musiala, Harry Kane, Leroy Sane e Kingsley Coman, që ndëshkuan në minutat 16’, 26’, 57’, 65’ e 71’, portën e vendasve në “Vonovia Ruhrstadion”, për të kapur 3 pikët.

Falë këtij triumfi, djemtë e Vincent Kompany ngjiten në vendin e parë të tabelës me 20 pikë, me një golavarazh më të mirë se Leipzig i vendit të dytë, po me 20 pikë, ndërsa Bochum mbetet në vendin e parë të tabelës me vetëm 1 pikë, pas tetë javëve të para të këtij sezoni futbollistik. /i.m /abcnews.al