Eleminohet me 7 plumba biznesmeni i njohur, qëllohet brenda Audit superluksoz

schedule09:55 - 24 Nëntor, 2019

schedule 09:55 - 24 Nëntor, 2019

Një biznesmen anglez është vrarë me 7 plumba tek dera e vilës së tij në Spanjë.

Babai i dy fëmiëve , Peter Andrew Williamson u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij “Riviera del Sol” të enjten.

39-vjeçari, me nofkën “Sn Snaggle”’, sapo ishte kthyer nga palestra kur është qëlluar teksa po parkonte makinën e tij Audi pranë banesës.

Williamson ishte transferuar në Spanjë nga Salford në fillim të këtij viti. Shkak i atentatit dyshohet lidhja e biznesmenit me trafikun e lëndëve narkotike, pasi ai ishte arrestuar në muajin mars të këtij viti nga policia spanjolle për transport kanabisi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!