Mbappe shënon i pari në “El Clasico”, sistemi VAR prish festën e “Galaktikëve”

schedule21:36 - 26 Tetor, 2024

schedule 21:36 - 26 Tetor, 2024

Ishte një gol që pritet të pasohet nga shumë të tjerë, të paktën duke parë volumin e lojës.

Kylian Mbappe ka gjetur i pari rrjetën në “El Clasico”-n e tij të parë me fanellën e Real Madrid, me “yllin” francez, i cili ka marrë pasim perfekt të Lucas Vazquez, për të dërguar topin në rrjetën e Inaki Pena.

Megjithatë, goli ka qëndruar i vlefshëm vetëm për disa sekonda, teksa pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, pozicioni i sulmuesit rezultoi jashtë loje. Rezultati mbetet 0-0. /i.m /abcnews.al