Nga New York ku rinisi turin e takimeve me diasporën, kryeministri Edi Rama tha se në Shqipëri nuk ka më sot të paprekshmë. Krenar për reformën në drejtësi, Rama tha se PS është e vetmja forcë politike që hoqi duart e pushtetit politik nga drejtësia, pavarësisht kostove edhe në radhët e saj
“Jam krenar që i me largpamësi kurajo bëmë atë që asnjë forcë politike, nuk e bëri dot I hoqim duart e pushtetit politik nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë, për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia po jep edhe në radhët.
Ku askush nuk është më i paprekshëm dhe askush nuk merr mbrojtje politike. Ky është investimi më i madh i PS, zgjedhësit do na votojnë përsëri për ta bërë Shqiërinë shtet europian të së drejtës në BE ku barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin edhe për kryeministrin. Përpiqen në rrjete sociale të thonë se reforma në drejtësi është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët politikë, ose se e bëri Amerika dhe këto që po ndodhin në Shqipëri po I bën Amerika.
Po Amerika aty ishte, dhe fuqinë e kishte po aq të madhe, aty është edhe për vende të tjera të rajonit, si nuk e solli më parë këtë peshqesh për shqiptarët. Pse nuk e bëri në ndonjë vend tjetër të rajonit këtë reformë kaq rrënjësore, që fshiu një masë të madhe gjykatësish dhe prokurorësh të korruptuar, dhe po nxjerrin ujin e zit ë korrupsionit nga pusetat e mbyllura. Për të gjithë ata që duan të shohin të vërtetën, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë, është e shkruar në programin elektoral të PS për zgjedhjet e mandatit tonë të parë, ku reforma në drejtësi ishte angazhim prioritar.
Përgjigjesha se duhet ta kthejmë në fiksim që pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Dhe kjo është një nevojë kombëtare që I ka ardhur koha dhe ne do ta gjejmë rrugën ti përgjigjemi kësaj nevoje dhe cdo shqiptar ta prekë ta kuptojë se ligji I barabartë për të gjithë nuk është vetëm në letër” tha Rama