Goditën me sende të forta dy persona, arrestohet 39 vjeçari në Këlcyrë, procedohet një tjetër

schedule15:00 - 26 Tetor, 2024

schedule 15:00 - 26 Tetor, 2024

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër ndërsa një 19 vjeçar është proceduar penalisht pasi janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte e sende të forta dy persona të tjerë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në Këlcyrë.

“Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 19 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe sende të forta 2 shtetas.”, njofton policia./abcnews.al