Një magazinë e përshtatur për tharjen e kanabisit dhe më pas shitjen e tij u zbulua mbrëmjen e të enjtes në fshatin Voskop të Korçës.
195 kilogramë kanabis kanë sekuestruar blutë e qytetit juglindor. Droga u gjet brenda magazinës në proces tharje, si edhe një pjesë e kanabisit e futur nëpër arka, gati për t’u shitur.
Për këtë ngjarje janë arrestuar pronari I magazinës, Andon Demirshan dhe tre persona të tjerë, ndërsa vijon te jete në kërkim nga policia Sadriano Duçi, burime njoftojnë se ai ka edhe rolin rolin kryesor në magazinën e zbuluar në fshatin Voskop.
Gjatë kontrolleve në banesën e personit të shpallur në kërkim, janë gjetur bimë narkotike kanabis të kultivuara dhe kokainë.
Faza fillestare e hetimeve ka nisur 6 muaj më parë, ndërsa dyshimet janë edhe për të tjerë të implikuar në këtë aktivitet, pasi kanabisi kultivohej në vende të tjera dhe sillej më pas I njomë në magazinën e përpunimit.
3 gra nga Cërriku janë vënë nën hetim pasi u gjetën në ambientet e brendshme të magazinës, në momentin kur u bastis nga policia.
Policia gjatë operacionit ka sekuestruar edhe armë zjarri, kokainë, leje drejtimi false, celularë, automjete e sende të tjera
Për të mos rënë në gjurmët e policisë, grupi kishte arritur të siguronte edhe energji elektrike të paligjshme, për të bërë të mundur tharjen e kanabisit.
/abcnews.al/