Protesta para bashkisë, thirrje pro Metës, “shkëlqen” djali i Fahri Balliut

schedule18:12 - 25 Tetor, 2024

schedule 18:12 - 25 Tetor, 2024

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua të premten protesta e opozitës. Kërkesa e përsëritur: “Dorëheqja dhe arrestimi i Erion Velisë”. Një grup modest militantësh të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, u mblodhën para godinës së bashkisë.

Folësi kryesor Belind Këlliçi, i cili më shume sesa për arrestimin e Veliajt, foli për parashikimin që kishte për arrestimin e tij vete:

“Tani do jetë radha ime dhe e Gaz Bardhit…”, ka thënë ai.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe në proteste nuk pati dhunë dhe as goma të djegura. Ajo që bie në sy në këtë protestë të fundit, ishte se shtimi i folësve nga radhët e partisë së Ilir Metës. Thelbi i fjalimeve të tyre ishin thirrjet për lirimin e Ilir Metës. Gjithashtu në proteste foli edhe djali i Fahri Balliut.

/abcnews.al/