Manchester City duket se do të vuajë shumë këtë sezon me dëmtimet. Sergio Aguero është emri i radhës që bën me dhimbje koke Guardiolën, me sulmuesin kryesor që u zëvendësua i dëmtuar në takimin përballë Chelsea. Për gjendjen e bomberit argjentinas, Guardiola tha:
“Dëmtimi i Agueros është i rëndë, mendoj. Nesër do ta di me siguri. Për momentin, mendoj se është një problem muskulor, por nuk dua të dal në përfundime të nxituara”, tha Guardiola.
Gjithashtu, strategu spanjoll u pyet edhe për gjendjen e Rodri dhe David Silva, që po ashtu u zëvendësuan: “Probleme me lodhjen, asgjë tjetër. Do të jenë të gatshëm 100% për ndeshjen e radhës”./abcnews.al