“Të flisnin për pronat dhe pensionet”, Shehi: Protesta në Strasburg, pozitive. Po pse vetëm për Berishën?

schedule15:31 - 25 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 25 Tetor, 2024

Ish-aleati i demokratëve të Sali Berishës ka dhënë notë pozitive për protestën që zhvilluan këtë javë nga deputetët e PD-së, në Strasburg.

“Ne e konisderojmë një gjest pozitiv dhe në mundësi që ta njohin realitetin shqiptar më mirë.”

Por kërkesat e kreut të LZHK-së për deputetët që trokitën në derën e Parlamentit Europian, janë më të larta se sa lirimi i Berishës apo qeverisë teknike.

“Duhet t’i kujtonin atyre zotërinjve të europës, që i kanë dhënë që i kanë dhënë një shans të madh Edi Ramës që të kthejë vetëm 10% të pronave dhe të quhet i larë.”

Shqetësimi tjetër që duhet të ishte cuar në Strasburg është ai i rreth 700 mijë pensionistëve në vend.

“E dyta duhet kujtonin pensionistët, pensioni mesatar është 190 euro. ato 700 mijë vetë kaq marrin në muaj. edhe këtë tia kujtojnin atje, do ta ksihin plotësuar detyrën pak më mirë.”

Tek pensionet, kreu i LZHK-së, u ndal gjatë në këtë konferencë, duke thënë se një i moshuar në kushtet e buxhetit të shqipërisë, mund të marrë një pension minimal prej rreth 30 mijë lekësh.