Fluks turistësh edhe në vjeshtë, disafishohen turistët që vijnë për arsye shëndetësore

schedule14:38 - 25 Tetor, 2024

schedule 14:38 - 25 Tetor, 2024

Shqipëria vijon të presë turistë edhe gjatë vjeshtës. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në vend kanë hyrë  rreth 9.7 milionë turistë të huaj.

Vetëm gjatë muajit shtator rezulton se shifrat  kanë pësuar një rritje me 4% krahasuar me një vit më parë ose në shifra 1 milion e 146 mijë turistë të huaj.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime ,arsyet shëndetësore por edhe  vizitë tek të afërm.

Ajo që vihet re në raportin e Instat është edhe fakti se gjatë muajit shtator në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëe të huaj që kanë ardhur për arsye shëndetësore  apo estetetike./abcnews.al