Filipine, të paktën 40 të vdekur nga stuhia tropikale Trami

schedule10:46 - 25 Tetor, 2024

schedule 10:46 - 25 Tetor, 2024

Numri i të vdekurve nga stuhia tropikale Trami në Filipine u rrit në të paktën 40, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare lokale, ndërsa ekipet e shpëtimit që ende përpiqen të arrijnë banorët e bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre.

Dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Disa zona regjistrojnë në vetëm dy ditë sasi uji nga reshjet që zakonisht regjistrohen në dy muaj.

“Shumë (banorë) janë ende të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre dhe po kërkojnë ndihmë,” i tha AFP Andre Dizon, shefi i policisë në rajonin e goditur rëndë Bicol.

“Shpresojmë që përmbytjet të zvogëlohen sot pasi shiu ka pushuar ”, tha ai.

/abcnews.al