Magazina me kanabis në Korçë/ Arrestohen edhe dy persona të tjerë, një tjetër në kërkim (EMRAT)

schedule09:19 - 25 Tetor, 2024

schedule 09:19 - 25 Tetor, 2024

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në Korçë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Voskopi”.

Të arrestuarit janë  Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda, Redion Hamitaj.

Nën hetim janë vënë edhe 3 shtetase për moskallëzim të krimit. Ndërsa është shpallur një tjetër në kërkim, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Policia sekuestroi 195 kilogramë kanabis në proces tharjeje, që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh./abcnews.al