Në taksinë e Elvis Presley-t në Tiranë/ Kumria: Që kur nisa profesionin e shoferit, dëgjoja këngët e tij

schedule08:51 - 25 Tetor, 2024

schedule 08:51 - 25 Tetor, 2024

Arjan Kumria është një taksist në Tiranë, i cili adhuron Elvis Presley-n.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Kumria u shpreh se taksinë e ka mbuluar me fotografitë e Presley-t dhe këndon këngët e tij.

“Unë këngëtar jam lindur. Kam kënduar në festivalin e pionerëve. Origjinën e kam nga Gramshi. Ndiqja estradat, edhe filmat që jepeshin. Çdo gjë ka qenë pjesë e dëshirës për t’u bërë këngëtar apo aktor. Unë doja për aktrim. Unë kam qenë gjimnast. Këto ëndrra dhe ajo dëshira, çfarë sheh dhe çfarë dëgjon, është ëndrra ime e parealizuar e atyreve viteve. Unë arte marciale bëja natën, bëja çfarë shikonim. Këndoj gati çdo ditë, edhe me shqiptarë, edhe me të huaj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!