Pas ndeshjes së fituar 1-3 përballë Atalantës, foli trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, i cili i thuri elozhe të tijve dhe u shpreh shumë i lumtur për rezultatin e arritur.
Atalanta kaloi e para në epërsi, por Juventusi përmbysi gjithçka, falë Gonzalo Higuain që shënoi dy herë dhe Paulo Dybala. Në analizën e tij, Sarri tha: “Ishte një lojë e mirë me shumë intensitet. Pavarësisht se dominuam që në sekondat e para, u ndëshkuam dhe skuadra filloi të humbiste fokusin. U rimblodhëm dhe arritëm të reagonim. Ishte një përmbysje që e prisja dhe kjo fitore ishte mëse e merituar.
Ronaldo? Shpresoj se ai do të kthehet për ndeshjen e Champions League në mesjavë”. Juventus do të përballet të mërkurën ndaj Atletico Madrid në UEFA Champions League. /abcnews.al