Meta, 10 ditë në survejim/ Do të vëzhgohen sjelljet e qëndrimet e tij

schedule15:04 - 24 Tetor, 2024

schedule 15:04 - 24 Tetor, 2024

Pasi Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në burg, Ilir Meta, rreth orës 9 të mbrëmjës së 23 tetorit u tansportua nga Blloku i sigurisë për në burgun Jordan Misja.

Meta, natën e parë në burg e kaloi I vetëm, në një dhomë survejimi të paraburgimit.

Edhe ditën e dytë të burgu Presidenti I Partisë së Lirisë, do të qëndorjë në ambientet e dhomës së survejimit, deri në një vendim tjetër nga burgu 313.

AbcNeës, mëson se ndryshe nga sa është shfaqur në seancën e të mërkurës, ku ka sulmuar prokurorët e SPAK, me tonte të larta, brenda qelisë, Ilir Meta ka qenë I qetë.

Ai ka komunikuar normalisht me stafin e burgut, ndërsa nuk ka shfaqur problematika as me shëndetin, dhe as me vendin ku po qëndron I izoluar. Në ajrosje, Meta ka dalë I vetëm në një ambient të veçuar për shkak të pozicionit të tij si person ende nën hetim.

Sipas asaj çfarë parashikohet në rregulloren e brendshme të burgu, Ilir Meta, mund të qëndrojë në dhomën e survejimit nga 1 deri në 10 ditë. Pasi të kryehen të gjitha procedurat, shëndetësore, rrezikshmërisë, por edhe statuseve që ka mbajtur gjatë jetës së tij në politikë, Meta pritet të vendoset në dhomat normale të paraburgimit, deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij.

Mësohet se I vetmi që ka pasur komunikim më ish Presidentin Ilir Meta, ka qenë avokati I tij mbrojtës.

Kujtojmë se Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci./abcnews.al