Bruksel, nis raundi i bisedimeve/ Lajçak takohet me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

schedule10:50 - 24 Tetor, 2024

schedule 10:50 - 24 Tetor, 2024

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Njësoj si më herët, raundi i ri nisi me takime dypalëshe. I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, së pari është takuar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç.

Më pas, ai do të zhvillojë një takim dypalësh edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Nëse do të ketë vullnet nga palët, më pas mund të zhvillohet edhe takimi i përbashkët trepalësh.