“Rikthehet” Skënder Halili, realizohet dokumentar për legjendën “kuqezi” të Tiranës

schedule17:56 - 23 Tetor, 2024

schedule 17:56 - 23 Tetor, 2024

Thuhet se emra të tillë nuk vdesin.

Padyshim nuk mund të harrohet një legjendë e futbollit si Skënder Halili, që shkëlqeu për Tiranën apo 17 Nëntorin e asaj kohe dhe kombëtaren shqiptare.

Personaliteti i rrallë i sportit, që mbylli sytë mbi 40 vjet më parë, u rikthye për shqiptarët me anë të një filmi dokumentar, me titull “10 ditë me babanë tim”.

Dokumentari, i ndërtuar me pamje dhe foto të kohës dhe me intervista të emrave të shquar të futbollit në disa qytete të vendit, u kërkua nga vajza e Skënder Halilit, Belma, e cila nuk arriti ta njihte të jatin.

Realizimi u bë i mundur nga gazetari me përvojë Fatmir Mëneri, dhe nga grupi I punës.

Halili luajti për Tiranën nga 1957 deri në 1966, por dy vjet ishte me Dinamon në 1959-1961.

Për dy vjet, u aktivizua në 11 ndeshje me kombëtaren, ndërsa në 1966 u arrestua I akuzuar për shkelje të ligjit, u burgos, dhe nuk u kthye më në fushë. /abcnews.al