Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bundestagu duke filluar me miratimin e reformës zgjedhore me qëllim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan në facebook se ja ka bërë të ditur kryetares së CDU-së njëherësh Ministre e Mbrojtes e Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer.
Shefi i opozitës shprehet gjithashtu se ka bashkebiseduar me kryetaren e Kristiandemokrateve gjermane mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Basha thotë se sapo PD-së ti besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vërë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune. /abcnews.al