Vizita në Bosnje dhe Hercegovinë/ Presidenti Begaj takim me komunitetin shqiptar

schedule14:15 - 23 Tetor, 2024

schedule 14:15 - 23 Tetor, 2024

Gjatë vizitës zyrtare në Sarajevë, Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim të veçantë me shqiptarët që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Komuniteti i përfaqësuar në Sarajevë e Mostar nga shoqata “Bashkësia Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë” ndau me Presidentin e Shqipërisë shqetësimet për çështjen e respektimit të të drejtave të plota si pakicë.

Presidenti Begaj vlerësoi integrimin natyror të komunitetit shqiptar në shoqërinë e Bosnjë-Hercegovinës, duke u zotuar për adresimin e shqetësimeve të tyre. Rihapja e ambasadave përkatëse nga të dyja shtetet u konsiderua një lajm i mirë për ndihmën që do t’i japë këtij komuniteti.

Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk përfshihen në tre grupet etnike me të drejtë përfaqësimi në vendimmarrje dhe ky kategorizim i penalizon ata nga pjesëmarrja në politikë, në strukturat lokale dhe ato qendrore. Presidenti Begaj u shpreh gjatë bashkëbisedimit me komunitetin shqiptar se këtë shqetësim e ka ngritur gjatë takimeve që zhvilloi me Presidentin e radhës së Bosnjë Hercegovinës, anëtarët e Presidencës dhe Kryeministren e vendit.

Gjithashtu, Presidenti Begaj përgëzoi përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, traditave, identitetit kombëtar, ndërsa siguroi se do të jetë krah shqiptarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë në mënyrë që ata t’i gëzojnë këto të drejta, ashtu si minoriteti boshnjak dhe serb në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!