Gazetarja: Grupi i Altin Hajrit i lidhur me ish-deputetin Çyrbja! Eksperti Softa: Aktiviteti i grupeve të Shijakut lidhet me Portin e Durrësit

schedule23:44 - 22 Tetor, 2024

schedule 23:44 - 22 Tetor, 2024

Etleva Delia, autore e emisionit “Gjërat Tona”  foli në “Ora e Fundit” në ABC News për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Gjykata konfirmoi “Arrest në burg” për ish-deputetin.

Gjatë intervistës në studio, Delia foli edhe për lidhjet me Altin Hajrin, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk ishte person lehtësisht i gjurmueshëm dhe brenda një viti grupi i tij kishte arritur të trafikonte 1 ton heroinë.

“Janë katër akuza që lidhen me ish-deputetin socialist. Në seancë vetë deputeti nuk ka folur. Avokatët kanë pretenduar se nuk ka përdorur aplikacionin “Sky ECC”. SPAK ka specifikuar se ka pasur njohje dhe lidhje të fortë miqësore, por edhe familjare dhe kjo dyshohet se janë ofruar dhe bashkëpunuar. Çyrbja ka informuar duke arritur që t’i shpëtojë, dhe në këmbim ai I ka ofruar mundësinë që të merrte votat e nevojshme për të qenë deputet.

Nga ana e tij eksperti i Sigurisë Fatjon Softa theksoi se aktiviteti i grupeve të Shijakut lidhet me Portin e  Durrësit.

“Kur flasim për sekret shtetëror është një gjë e rëndë dhe mund t’u vlejë jo vetëm grupeve kriminale por edhe shërbimeve të huaja. Pra nuk e dimë se deri ku është fjala. Pasi mund t’u vlejë jo vetëm grupeve, por edhe personave të tjerë të lidhur me këto grupe. Grupet kriminale të Shijakut njihet si më të rrezikshme në vend dhe janë të lidhur me Portin e Durrësit. Një individ apo një grup nuk mund të ushtrojnë aktivitet nëse nuk kanë favorizim, që jo pak raste kanë rezultuar të përfshirë. Kemi rastin e një personi që mbante rolin e shefi të krimeve. Krimi sot është i veshur me pushtet dhe paratë që vijnë nëpërmjet krimit duhet patjetër t’i pastrojnë”, tha ai.

Eksperti Softa më tej shtoi se mund t’i lehtësohet dënimi nëse bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë./abcnews.al/