“Bazuar në të dhënat e pasqyruara sa mësipër, sipas organit të akuzës Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku” kështu thuhet në dosjen hetimore që ABC News disponon lidhur me hetimet e ciftit Meta -Kryemadhi.
Pjese nga dosja hetimore:
Nga të gjitha bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut, organi i akuzës ka arritur ne konkluzionin se këta dy persona flasin si bashkepuntore dhe ortake të:
Adriani dhe Monika flasin në numrin shumës duke u shprehur “ne”, “pjesën tonë?”, marrim letrën dhe tua përplasim”, “t’ia heqim licensën” etj.
Bazuar në të dhënat e pasqyruara sa mësipër, sipas organit të akuzës Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojne në pagesa per udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerikë dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 Euro për shpenzime arsimi për B.Metaj, etj. Gjithashtu Monika Kryemachi ka perfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr. 3743 2311******* e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet giygesore te Britanise së Madhe. Nga të dhenat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanise UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi se bashku me Ilir Metën kanë perdorur pushtetin e tyre politik per të mbajtur nen kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim qe kompania UNIFI Holldings Dega Shgiperi të lidhë kontratë interkoneksioni, si dhe të përfitojë sa me shumë minuta për tranzitim.
Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues te AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKBP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Keshilli Drajtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në baze të rregullores së brendshme, të miratuar ngu ai vetë, Këshilli Drejtues perbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Keshillit të Ministrave”. Ne mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kesaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur behet fjalë për Ilir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “i madhi”.
Piro Xhixho i raporton Monika Kryemadhit pär çdo takim qe ai ka bërë me Samir Manën, sipas rekomandimit te saj, dhe i merr leje a duhet ta takojë këtë person kur Samiri kërkon takim, i shkruan për mesazhet që i dergojnë grupet e interesit. Piro Xhixho gjithashtu e informon Monikën për telefonatat që i bën “sheft”, lidhur me emërimet dhe lävizjet e stafit që siç shprehet per një punonjëse “nuk e kemi qef”./abcnews.al