Polemisti Laert Vasili në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për arrestimin e Ilir Meta.
Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Gjatë fjalës së tij Laert Vasili u ndal edhe tek mënyra se si u arrestua ish-presidenti Meta.
Ndërsa të tjera nënvizoi se arrestimi i tregoi edhe njëherë që SPAK nuk drejtohet nga Shqipëria.
“U vërtetua edhe njëherë që SPAK nuk drejtohet nga Shqipëria. Sa të sigurt jeni që ishin shqiptarë ata që e arrestuan Ilir metën? Nuk mbroj askënd dhe drejtësia është mbi të gjithë. Por që ky popull nuk e meriton demokracinë nuk e meriton. Por deklarata e SPAK që do ikin gjithë politikanë e korruptuar, por kush do të vijë? Tani bëjnë ca parti…”, tha ai.
/abcnews.al/