Këngëtarja e famshme e Eurovisionit konkurron në ‘Kënga Magjike’

schedule15:12 - 23 Nëntor, 2019

schedule 15:12 - 23 Nëntor, 2019

Këtë vit në “Kënga Magjike” po marrin pjesë shumë artistë të huaj dhe një prej tyre do vijë nga Maqedonia. Ajo është këngëtarja maqedonase, Tamara Todevska e cila përfaqësoi në Eurovision Maqedoninë e Veriut me këngën “Proud”.

Tamara do të konkurrojë në “Këngën Magjike” me këngën “Monster” të kompozuar nga Darko Dimitrov.

“Monsters është një këngë për dashurinë. Për atë lloj dashurie që të bën të çmendesh. Atë dashuri, pa të cilën s’jeton dot”, shkruan Tamara në një postim në Instagram.

Këngëtarja publikoi edhe një foto me Kryebashkiakun Erion Veliaj, Ardit Gjebrean dhe Darko Dimitrov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!