Premier League/ “Faraoni” kalon “pengesën” Chelsea, Salah feston në “Anfield” kreun e tabelës

schedule19:36 - 20 Tetor, 2024

schedule 19:36 - 20 Tetor, 2024

Ishte padyshim heroi i kësaj sfide.

Pavarësisht se mban 32 vite mbi supe, “faraoni” egjiptian Mohamed Salah vijon të jetë një ndër “yjet” e futbollit botëror, me “fantazistin” e sulmit që këtë herë i ka siguruar skuadrës së tij një fitore të madhe në kampionat.

“Ylli” i “Të Kuqve” shënoi golin e parë të sfidës me anë të një 11-metërshi në minutën e 29’-të e më pas dhuroi asistin për Curtis Jones, i cili realizoi golin e fitores në përballjen tejet të vështirë ndaj Chelsea, me “Blutë” që u kundërpërgjigjën me anë të Nicolas Jackson, duke barazuar përkohësisht shifrat në minutën e 48’-të, por pa mundur të bënin dot më shumë.

Falë kësaj fitoreje, Liverpool është ngjitur sërish në vendin e parë të Premier League, me 21 pikë, një më shumë se “Qytetarët” e Manchester City dhe katër më shumë se Arsenal të cilët do të ndeshen javën e ardhshme, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e gjashtë të tabelës me 14 pikë. /i.m /abcnews.al