Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është vënë në pranga mbrëmjen e së dielës me urdhër të prokurorisë se posaçme.
Çyrbja është arrestuar në qytetin e Durrësit për tre vepra penale, atë të përkrahjes së autorit të krimit, tregimi i sekretit shtetëror si dhe korrupsionit në zgjedhje. Bashkë me Çyrben është arrestuar edhe shtetasi Ahmet Masha, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Burime bëjnë me dije se Çyrbja ka patur lidhje me një grup kriminal në qytetin e Durrësit, lidhje e cila është zbuluar nga komunikimet në platformën Sky encrochat mes Çyrbes dhe anëtarëve të grupit kriminal.
Në të njëjtën kohë rezulton së Çyrbja është marrë i pandehur edhe për shpërdorim detyre, por urdhri i arrestit nuk lidhet me këtë çështje.
Pak ditë më parë SPAK i komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës, në kohën kur ai drejtonte hipotekën e Durrësit./abcnews.al