SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar 30-vjeçarin që mbrëmjen e së shtunës plagosi me thikë efektivin e policisë, teksa ky i fundit kishte shkuar për të shuar sherrin në banesë.
Policia kishte marrë informacione për dhunë në familje në banesën e të riu dhe menjëherë janë nisur drejt lagjes “Guerile”.
30-vjeçari sapo ka parë punonjësit e policisë e ka dëmtuar njërin prej tyre në dorë me thikë.
Ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./ abcnews.al