Forcim i mbrojtjes ajrore/ Ukraina dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje

schedule09:10 - 20 Tetor, 2024

schedule 09:10 - 20 Tetor, 2024

Ukraina dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov.

“Në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të G7, ne nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me Gjermaninë për veprime të menjëhershme për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, tha Umerov.
Sipas ministrit ukrainas, ky hap parashikon marrëveshje sipas të cilave vendet nënshkruese do të kontribuojnë në projekte të përbashkëta ose do të financojnë projektet e tyre që synojnë forcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Siç raportohet, përveç Ukrainës, pesë vende të tjera nënshkruese do t’i bashkohen projektit: Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Holanda dhe Danimarka. Umerov falënderoi Gjermaninë për iniciativën, si dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për kontributin e tyre të fuqishëm në sigurinë e Ukrainës. Umerov u takua edhe me Ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crozetto, gjatë takimit të G7 në Napoli.