Më në fund u rikthyen te rezultatet pozitive.
“Baskët” e Real Sociedad kanë patur një nisje të vështirë të sezonit, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë arritur fitoren e tretë në kampionat, pas 10 javësh që nga nisja e këtij edicioni, teksa kanë regjistruar 3 barazime dhe 4 humbje.
Djemtë e Imanol Alguacial dolën triumfues në “Estadio Municipal de Montilivi”, ndaj vendasve të Girona, duke i mundur këta të fundit me rezultatin minimal 1-0, pas golit të kapitenit Mikel Oyarzabal, në minutën e 44’-t të pjesës së parë.
Falë këtij rezultati, Real Sociedad është ngjitur në vendin e 11-të të tabelës, me 12 pikë, pas 10 javëve të para të kampionatit, ndërsa Girona mbeti në vendin e 13-të, po me 12 pikë, por me një golavarazh më negativ se “Baskët”. /i.m /abcnews.al